Agjentë të specializuar të FBI-së të angazhuar në luftimin e krimit në Shqipëri

Agjentë të specializuar të FBI-së të angazhuar në luftimin e krimit në Shqipëri

08 nëntor 2017 06:46

Dy agjentë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI), të specializuar për luftimin e krimit ndërkombëtar, do të punojnë në Tiranë për disa muaj në mbështetje të autoriteteve të sigurisë së Shqipërisë.

Ata janë prezantuar të martën gjatë promovimit të operacionit “Forca e ligjit”, nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ministri i shtetit britanik për Evropë dhe Amerikë, Sir Alan Dunkan, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

Agjentët e FBI-së janë Mark Newhouse dhe Jack Liao. Agjenti Newhouse thuhet se ka përvojë të spikatur në drejtim të hetimit të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Ndërsa Liao është drejtues i FBI-së për Evropën Juglindore. Dy agjentët e FBI-së së bashku me ekspertët nga Italia, Gjermania dhe Britania do të hetojnë krimin e organizuar në Shqipëri... (Më gjerësisht në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme