Lufta e brendshme politike me pasoja në agjendën evropiane

Lufta e brendshme politike me pasoja në agjendën evropiane

08 nëntor 2017 07:31

Agjenda evropiane ndodhet në ngecje shkaku i luftës së brendshme politike në Kosovë.

Pasojë e saj është shtyrja për një datë tjerë e takimit të Komisionit të përbashkët parlamentar për Stabilizim-Asociim, i planifikuar të mbahej në gjysmën e këtij muaji në Strasbourg, ndërkaq po për shkak të këtyre problemeve, autoritetet më të larta qeveritare nuk kanë çfarë rezultatesh të prezantojnë pas dy javësh në Bruksel, kur të marrin pjesë në Këshillin për Stabilizim-Asociim, shkruan sot Koha Ditore.

Komisioni parlamentar është strukturë e përbashkët e Parlamentit Evropian dhe e Kuvendit të Kosovës, që mblidhet dy herë në vit për të diskutuar rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA).

Takimi i radhës ishte paraparë të mbahej më 16 e 17 nëntor në Strasbourg të Francës, ku Parlamenti Evropian e ka selinë. Por me kërkesë të opozitës kosovare, takimi është shtyrë për afat të caktuar... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore) 

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme