Arbëri

Çfarë thotë familja e punëtorit të vdekur të Aeroportit

Një vdekje, që po cilësohet si e dyshimtë, ka ndodhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Punëtorët nuk kanë dashur të japin detaje lidhur me kolegun e tyre, por një version zyrtar e ka zëdhënësja Valentina Gara, raporton KTV.

Sipas hetimeve të para të Policisë, i ndjeri nuk kishte shenja të dhunës në trup.

Ndërsa, dyshojnë se ai mund të ketë pasur ndonjë sulm, megjithatë po e presin raportin përfundimtar të autopsisë.

Familjarët tashmë kanë hapur dyert dhe po presin shuam njerëz për ngushëllime.

Babai i të ndjerit, i cili nuk ka dashur të flasë para kamerës, ka thënë se fillimisht i është thënë se i biri ka pësuar infarkt.

Ai shton se Genti nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje kronike.