Arbëri

Vuçiq kërkon themelimin e AKS-së para raundit të ri të bisedimeve Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me shefin e misionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, me të cilin ka biseduar për rrugën evropiane të Serbisë, për gjendjen në rajon, gjyqësorin dhe lirinë e mediave.

Në takim po ashtu është potencuar nga Vuçiqi nevoja për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. 

“Është me rëndësi që para raundit të ri të bisedimeve mes Beogradit e Prishtinës të nis zbatimi i marrëveshjes së Brukselit për Asociacionin e komunave serbe (AKS)” sepse, siç tha ai, “kanë kaluar 1.670 ditë që nga afati i fundit për zbatimin e vendimit”, transmeton Koha.net.

Vuçiq në këtë takim ka thënë se prioritet i Serbisë është anëtarësimi në BE dhe se Serbia do të bëjë gjithçka duhet që të bëhet pjesë e familjes evropiane, raporton “Fonet”.