Kosova shumë shpejtë do të bëhet me ligjin e ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Kosova shumë shpejtë do të bëhet me ligjin e ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje

07 nëntor 2017 16:59

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, priti në takim përfaqësuesin e USAID-it në Kosovë, Brian Martalus, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, me theks te veçantë rreth legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Ministrja, pasi falënderoi përfaqësuesit e USAID-it për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë për Kosovën dhe ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, prezantoi prioritetet e kësaj ministrie duke u nisur nga reduktimi i ndotjes së ajrit, menaxhimi i mbeturinave, krijimi i zonave të gjelbra, planifikimi hapësinor, legalizimi i ndërtimeve pa leje, ruajtja e burimeve ujore, mbrojtja dhe rehabilitimi i shtretërve të lumenjve etj.

Në këtë takim, Reshitaj shprehu përkushtimin e saj maksimal dhe të politikave që ajo ndjek për t’i dhënë prioritet funksionalizimit dhe zbatimit të legjislacionit të MMPH-së, e sidomos kalimin sa më të shpejtë të ligjit të ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ligj ky shumë i rëndësishëm që për muaj ka mbetur pa u miratuar.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i USAID-it Martalus, përgëzoi ministren për angazhimin e saj në realizimin e këtyre projekteve shumë të rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj evropiane.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme