Emërohet edhe një zëvendësministër në MASHT

Emërohet edhe një zëvendësministër në MASHT

07 nëntor 2017 16:56

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga Nisma për Kosovën, Heset Sahiti, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur dega e Nismës për Lipjan me ç’rast e uron Sahitin për detyrën e re, ndërsa falënderon strukturat e NISMA-së në qendër për besimin e dhënë ndaj kryetarit të degës së Nismës në këtë komunë.

“Jemi të sigurt që z.Heset Sahiti do ta kryejë detyrën me përgjegjësi dhe përkushtim ashtu siç ka bërë deri tani! Urime e suksese kryetar”, thuhet në njoftimin e Nismës.

Sahiti është radhitur i pesti me vota në zgjedhjet lokale për kryetar të Lipjanit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme