Veteranët javën e ardhshme në protestë Foto: Koha / ilustrim

Veteranët javën e ardhshme në protestë

07 nëntor 2017 16:11

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot me Kryetarë të degëve, ka diskutuar rreth mospagesave për disa muaj të pensioneve për veteranët e luftës, dhe pas shumë diskutimeve vendosi që:

- Të pritet edhe këtë javë për shkak të procedurave ligjore, në mënyrë që pagesa e pensioneve të kryhet;

- Të thirret protestë për të martën me datën 14 nëntor ora 12:00 para institucioneve të vendit.

OVL fton të gjithë veteranët e luftës që sa më masovikisht të dalin në protestë për t’i realizuar të drejtat e tyre ligjore.

“Ftojmë institucionet e vendit, që ta marrin seriozisht shqetësimin tonë, sepse jemi të detyruar të veprojmë dhe situata mund të del jashtë kontrollit”, thuhet në një njoftim nga OVL e UÇK-së, shkruan KP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme