Garda Kombëtare e Ajovës do të vazhdojë bashkëpunimin me FSK-në

Garda Kombëtare e Ajovës do të vazhdojë bashkëpunimin me FSK-në

07 nëntor 2017 15:49

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës-SHBA-ve, gjeneral majorin Thimoty Orr, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin dhe ndihmat e vazhdueshme që SHBA-të dhe Garda Kombëtare e Ajovës po japin për Kosovën e në veçanti për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri Berisha gjithashtu e njoftoi gjeneralin Orr me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe për sfidat dhe planet për të ardhmen rreth transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Berisha gjatë takimit bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Nga ana e tij, gjenerali Thimoty Orr shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Garda Kombëtare e Ajovës do të vazhdojë bashkëpunimin me FSK-në

Komentet

Shto koment

Të ngjashme