Ministria e Drejtësisë pezullon propozimet për komisionin e Jurisprudencës me në krye Lumezin

Ministria e Drejtësisë pezullon propozimet për komisionin e Jurisprudencës me në krye Lumezin

07 nëntor 2017 12:00

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka konfirmuar se ka pezulluar nga Kuvendi i Kosovës emrat e propozuar për komisionin e Jurisprudencës, kryesues i të cilit komision ishte propozuar kryeprokurori Aleksandër Lumezi.

Këtë vendim ministri e ka marrë pasi ende nuk kanë përfunduar hetimet për dyshime për falsifikim në dosjen e provimit të jurisprudencës së kryeprokurorit Lumezi.

Për KTV-në, Tahiri ka thënë se vendimi i pezullimit do të mbes në fuqi deri në momentin e përfundimit të hetimeve për dosjen e provimit të jurisprudencës së kryeprokurorit Lumezi.

“Meqenëse nuk ka përfunduar ende hetimet, tash është koha që të hyjë nëpër komisione parlamentare, në komisionin për mandate, në mënyrë që të mos i qes në lajthitje deputetët e Kuvendit të Kosovës, për shkak të dyshimeve të ngrehura rreth kryeprokurorit, unë kam vendosur që ta pezullojë përkohësisht nga procedura parlamentare”, ka thënë Ministri për KTV-në.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme