“Opozita po flet për SHIK-un vetëm për marketing politik” Foto: Koha / ilustrim

“Opozita po flet për SHIK-un vetëm për marketing politik”

06 nëntor 2017 20:49

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se deklarata e partive opozitare në vend për hetim të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) janë thjeshtë vetëm marketing politik.

Në emisionin “Puls” të KTV-së, Tahiri tha se edhe vet deputetët opozitarë e dinë se “nuk ka çka të debatohet dhe se nuk ka asgjë ilegale e as që bie ndesh me ligjin”.

“Kjo ka të bëjë me paaftësinë e tyre për zgjedhjen e problemeve të qytetarëve dhe kështu tentojnë që të merren me çështje që kanë ndodhur para lufte dhe paslufte. Kadri Veseli ka treguar disa herë se është i gatshëm dhe i hapur për këtë çështje”, deklaroi Tahiri.

Ministri i Drejtësisë, duke folur për aferën “Pronto”, tha se çdo person që bie ndesh me ligjin duhet të mbajë përgjegjësi për ato shkelje ligjore.

“Kushdo qoftë ai që është i involvuar në shkelje ligjore nuk duhet të tolerohet. Edhe nga partia ime nëse janë apo edhe familjarë të mi nuk më bën përshtypje kjo punë fare. Ne duhet të ndërtojmë shtetin e së drejtës. Nëse i amnistojmë ata njerëz që shkelin ligjin atëherë harro që do të bëjmë një shtet të konsoliduar ligjor”, deklaroi Tahiri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme