Arbëri

Tahiri: Duhet hetim efikas në rastin Lumezi

Në emisionin “Puls” të KTV-së, ku i ftuar ishte ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, u diskutua për problemet në sistemin e drejtësisë.

Ministri Tahiri, duke folur për rastin e certifikatës së provimit të jurisprudencës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit, tha se kjo është çështje shumë shqetësuese.

“Unë kam kërkuar që ky hetim të jetë shumë efikas dhe të përfundohet sa më shpejt që është e mundur sepse kemi të bëjmë më pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Nëse kemi të bëjmë me diçka të vërtetë, pra nëse është falsifikuar, normalisht se një person i tillë nuk mund të qëndrojë në krye të një organi kaq të rëndësishëm, mirëpo nëse nuk kemi të bëjmë me diçka që nuk është falsifikuar, atëherë duhet të mbyllet ky debat sepse po dëmtohet rëndë imazhi i institucionit”, tha ministri Tahiri.

Ai shtoi se për këtë çështje ka kërkuar përfshirjen edhe të ndërkombëtarëve “dhe shpresoj se brenda kësaj jave do të përfundojë ky rast me një hetim të qartë dhe kredibil”.