Haradinaj: Premtimet e mia për rastin Dehari shumë shpejt do të kthehen në veprime konkrete

Haradinaj: Premtimet e mia për rastin Dehari shumë shpejt do të kthehen në veprime konkrete

06 nëntor 2017 19:13

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim në zyrën e tij prindërit e Astrit Deharit, i cili vdiq një vit më parë në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Haradinaj tha se është i interesuar për zbardhjen e këtij rasti dhe theksoi se premtimet e dhëna për rastin në fjalë shumë shpejt do të kthehen në veprime konkrete, raporton Koha.net.

“Në takimin me prindërit e Astrit dhe Arbnor Deharit, Xhemile dhe Avni Dehari, bashkëbiseduam për koordinimin e veprimeve të mëtutjeshme për zgjidhjen e çdo paqartësie rreth rastit tragjik të Astrit Deharit. Të gjitha premtimet e mia për ndriçimin e rastit të Astritit, pas një kohe të shkurtër do të zëvendësohen me veprime konkrete, gjithnjë në konsultim me familjen Dehari”, tha Haradinaj në një postim në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme