Policia maqedonase e gjen “adresën” e UÇK-AKSH-së

Policia maqedonase e gjen “adresën” e UÇK-AKSH-së

14 mars 2017 11:14

Policia e Maqedonisë bashkë me prokurorinë kanë nisur hetimet për të gjetur personin i cili ka lëshuar deklaratë të rrejshme në media se Komandant Nacisti bashkë me 80 ushtarë të UÇK-së dhe AKSH-së janë në Malësinë e Sharri, mëson portali TetovaSot.

MPB e Maqedonisë bashkë me Policinë e Kosovës kanë arritur të mësojnë se Lirim Jakupi – Nacisiti është në paraburgim shtëpiak dhe nuk ka lidhje me atë deklaratë.

Siç mëson portali TetovaSot nga MPB, policia bashkë me prokurorinë kanë marrë IP adresën e deklaratës së lëshuar në mjetet e informimit ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Ndryshe deklarata të rrejshme lëshon vazhdimisht kur vendi është në krizë politike, për të tërhequr vëmendjen e opinionit.

comments powered by Disqus
Të ngjashme