Mustafa takohet me Ruçin, flasin për zhvillimet aktuale në vend

Mustafa takohet me Ruçin, flasin për zhvillimet aktuale në vend

06 nëntor 2017 17:59

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i cili shoqërohej nga kryetarët e Grupeve Parlamentare të PS-së, të PD-së dhe të LSI-së.

Sipas njoftimit nga LDK-ja, gjatë takimit Mustafa i njoftoi për rolin e LDK-së në proceset shtetformuese dhe kontributin e saj në ndërtimin dhe forcimin e shtetësisë.

“Mustafa foli për zhvillimet aktuale në vend, për procesin e zgjedhjeve lokale si dhe për aktivitetin e LDK-së për raundin e dytë të zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme