Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti në takim Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin në shëndetësi.
Në këtë takim, Rrahmani e ka njoftuar Dostert me përgatitjet e Ministrisë si në fushën legjislative ashtu edhe të ngritjes së kapaciteteve edhe kryerjen e përgatitjeve për fillimin e premiumeve shëndetësore si fazë e parë e zhvillimit të fondit të sigurimeve shëndetësore; shtrirjen e Sistemit të Informimit Shëndetësore; ngritjen e kapaciteteve në institucionet shëndetësore dhe proceset e tjera në shëndetësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ana e saj, Ambasadorja Dostert ka shprehur interesimin e Qeverisë së Luksemburgut për investimet e ardhshme që ky shtet do t’i bëjë në sistemin shëndetësor të Kosovës, vazhdimin e përkrahjes për projektet aktuale dhe koordinimin edhe me partnerët e tjerë, me qëllim që qytetarët e Kosovës të kenë shërbime sa më të mira shëndetësore.
Ministri ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen që është duke i dhënë shëndetësisë kosovare edhe përmes projektit KSV 017, ndërkohë që ka siguruar Ambasadoren se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë dhe se edhe investimet e ardhshme do të bëhen në koordinim të plotë midis MSh-së, përkatësisht Qeverive të dy vendeve.