Kryeparlamentari i Shqipërisë vjen për vizitë dyditore në Kosovë

Kryeparlamentari i Shqipërisë vjen për vizitë dyditore në Kosovë

06 nëntor 2017 09:32

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi sot vjen në Kosovë në një vizitë dyditore me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra për komunikim e Kuvendit të Kosovës, ku njoftohet për takimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me homologun e tij Gramoz Ruçi.

Takimi në mes Veselit e Ruçit do të mbahet në kabinetin e Veselit nga ora 09:30, ku pas këtij takimi do të ketë deklaratë për media.

Gjatë ditës, me kryeparlamentarin shqiptar do të takohet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme