Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, shpreh keqardhje dhe dënon ashpër sulmin e sotshëm, që ndodhi në një Kishë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga i cili, sipas raportimeve të deritashme disa njerëz u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën.
“Shpreh keqardhje dhe e dënoj ashpër sulmin tjetër të tmerrshëm, që ndodhi sot në një objekt kulti fetar, në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përderisa detajet dhe qëllimet e këtij sulmi kriminal janë ende objekt hetimi i autoriteteve përgjegjëse, bashkëshortja dhe unë dëshirojmë t’i përcjellim nëpërmjet popullit dhe institucioneve amerikane ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të plagosurve shërim sa më të shpejtë.”- përfundon deklarata e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmi ndodhi në një kishë në Teksas ku humbën jetën të paktën 27 persona ndërsa të plagosur mbetën 30.
Policia ka arritur ta vrasë sulmuesin.