Arbëri

Kërveshi: Dosja Lumezi hap Kutinë e Pandorës në sistemin e drejtësisë

Sistemi i drejtësisë mund të përballet me kolaps nëse vërtetohet që Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, e ka të manipuluar provimin e jurisprudencës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ish-anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe njohësi i çështjeve të sistemit të drejtësisë, Kujtim Kërveshi, në intervistën dhënë “Kohës Ditore” e ka parë si emergjencë “lëshimin rrugë” nga kryeprokurori Lumezi për nisjen e hetimeve të pavarura. Kjo, sipas tij, nuk mund të bëhet përderisa Lumezi është udhëheqës i këtij institucioni.

Sipas Kërveshit, mungesa e përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë nuk mund të na sjellë pastërti në njërin nga institucionet më të rëndësishme vendore. Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), shton ai, duhet ta luajë rolin e tij që i takon me ligj. Por, në këtë drejtim ai ka dilema nëse KPK-ja mund ta bëjë një gjë të tillë për shkak të përbërjes aktuale të KPK-së dhe raporteve të brendshme.

Kërveshi ka folur edhe për pasojat ligjore nëse konstatohet manipulimi i dosjes Lumezi. Sipas tij, vendimet që nënshkruhen nga një hallkë e tillë në themel konsiderohen “nul”, sepse janë të kundërligjshme. Kjo nënkupton që nuk mund të nxjerrë një akt ai që nuk pasur targë ligjore që ta shpallë atë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.