Rënia e një kryeprokurori Foto: Koha

Rënia e një kryeprokurori

05 nëntor 2017 08:00

Jashtëligjshëm dyshohet se ka nisur “epoka e re e sistemit të drejtësisë” e premtuar nga Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i Shtetit.

Lumezi, që në ditët e para të marrjes së mandatit ka folur për reformimin e organit të ndjekjes dhe hetimin e njerëzve të profilit të lartë, akuzohet se ka ardhur në këtë pozitë me dëshmi të falsifikuar në dosjen e provimit të jurisprudencës së prokurorit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nëse institucionet e drejtësisë arrijnë të sigurojnë hetim të pavarur për mënyrën se si është manipuluar kjo dosje dhe nëse vërtetohet se Lumezi e ka bërë këtë, jo vetëm që nuk do të reformohet sistemi i drejtësisë, por ekziston rreziku që i gjithë sistemi t’i nënshtrohet një prapakthimi, pasojat e të cilit do ta fusnin drejtësisë kosovare në krizën më të madhe të pasluftës.

Dosjen Lumezi i pari e ka “hetuar” privatisht Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-rektor i Universitetit të Prishtinës. Ai ka nxjerrë përfundime se ajo është e falsifikuar. Lumezi fillimisht ka ironizuar me faktet e prezantuara, e më pas ka zgjedhur heshtjen përballë hulumtimeve shtesë që vetëm i kanë përforcuar argumentet e Hasanit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme