“Rënia e një kryeprokurori”, kryetemë në të dielën me “Kohën Ditore”

04 nëntor 2017 23:00

E diela me Kohën Ditore, këtë javë i kushtohet njërës prej temave më të diskutuara javëve të fundit: rastit të kryeprokurorit Aleksandër Lumezi dhe provimit të tij të kontestuar të jurisprudencës.

“Rënia e një kryeprokurori” përshkruan ngritjen e Lumezit në pozitën më të lartë në Prokurori, pritjet nga ai dhe punën e bërë në këtë periudhë, dhe heshtjen pas publikimit të argumenteve në media.

Se pse dyshimet për falsifikimin e Lumezit hapin Kutinë e Pandorës në sistemin e drejtësisë kosovare, tregon avokati Kujtim Kërkveshi në intervistën e kësaj jave.

Se çfarë rrethanash e bëjnë hetimin e këtij rasti nga Prokuroria jo-kredibil, për temën e javës shkruan Elmaz Isufi.

Një rrëfim interesant, këtë javë vjen nga stërnipi i pleqnarit të njohur Xhemajl Abria, dhe punën që ai bën si ndërmjetës i palëve në hasmëri.

Te reportazhet nga bota veçohen ai për nënat, fëmijët e të cilëve u janë bashkuar Shtetit Islamik dhe probleme që kjo u ka sjellë familjeve të tyre, dhe për një biznes që po lulëzon në Francë: ekzorcizmin.

Gjithashtu, reportazhe e artikujt që nuk i keni hasur në media gjatë javës, nga kultura e sporti, i gjeni në të dielën me Kohën Ditore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme