Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të pakrahasueshmet: Adidas Terrex Fast Mid GTX-Surround

Te lehta dhe të përshtatshme këto veshmbathje do t'i mbajnë këmbët tuaja të thara gjatë tërë ditës në saje të teknologjisë Gore-Tex Surround. Janë ideale për ecje të gjata apo të shkurtra duke mbrojtur këmbët tuaja edhe në kushtet më të vështira atmosferike. Adidas Terrex Fast Mid GTX-Surround sigurojnë një frymëmarrje optimale, dhe ecje të rehatshme.

KARAKTERISTIKA

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

• Gore Tex Upper

Membrana e papërshkueshme, mban këmbët tuaja të thara në reshje shiu - bore

• Abrasion Resistant

I reziston dëmtimeve të mundshme në shtigje, rritë qëndrueshmërinë

• Gore Tex Surround Technology

Ofron ajrosje, duke bërë që lagështia të largohet përmes murit të mesit

• Sockliner Ortholite

Ofron rehati ekstreme

• Continental Rubber Outsole

Ofron një nivel të lartë tërheqjeje në terrene që kanë sipërfaqe të lagështa - thara

• Clip TPU Heel

Rrit stabilitetin dhe qëndrueshmërinë

• Protective Weldings

Ofron mbrojtje shtesë

• Bungee Stones Lace

Redukton shanset e zgjidhjes se lidhëseve

Te papërshkueshme nga uji

Të projektuara me një membranë Gore-Tex, pjesa e sipërme ofron mbrojtje 100% të papërshkueshme nga uji, madje edhe në të reshura të mëdha bore e shiu. Për më tepër, pjesa e sipërme reziston dhe ofron mbrojtje edhe kundër shkëmbinjve të mprehtë dhe gjithçkaje tjetër që ju mund të hasni në shtigje. Së fundi, edhe lidhëset janë të vendosura në mënyrë tejet të përshtatshme duke bërë që të njëjtat të lidhen e zgjidhen lehtësisht. Lidhëset gjithashtu nuk do të ju pengojnë gjatë ecjes/vrapit .

Gore-Tex Surround Midsole

Ndërtimi i patentuar, i hapur në muret e mesme, mundëson që lagështia të largohet nga këmba dhe përmes membranës Gore-Tex të dali jashtë veshmbathjes nëpërmjet paneleve të ventilimit anësorë duke bërë që të rritet ajrosja.

Goma kontinentale

Komponenti i gomës kontinentale ofron tërheqje maksimale në një sërë sipërfaqesh të vështira nga bora, uji dhe vështirësitë tjera. Përmbajtja e saj shumë e qëndrueshme ju lejon të prekni në tokë nën kushtet e thata dhe të lagështa duke minimizuar mundësinë e rrëshqitjes.

Një tjetër përbërës është TPU e cila është e vendosur në pjesën e jashtme për të siguruar stabilitet shtesë kur ecën mbi terrenin te dëmtuar, e njëjta është edhe mbrojtje nga objekte të mprehta që mund të shkaktojnë dëmtime të këmbës.

{gallery}