"Shpata e argjendtë" me ushtrim fushor, thonë se kështu testohet bashkëpunimi mes KFOR-it, FSK-së e Policisë

"Shpata e argjendtë" me ushtrim fushor, thonë se kështu testohet bashkëpunimi mes KFOR-it, FSK-së e Policisë

03 nëntor 2017 19:35

Në hapësirat e Kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës “Evropianët e rinj” në Regjimentin e Mbrojtjes Civile në Pomozotinë dhe në Kampin “Vrellë” në Sllatinë, u realizua ushtrimi fushor “Silver Sabre 2017-2” (Shpata e Argjend 2017-2), i cili u realizua nën udhëheqjen dhe komandimin e KFOR-it, në bashkëpunim me njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Policisë së Kosovës (PK), EULEX-it dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Siç njofton FSK, për ta përcjellë nga afër ushtrimin që demonstruan këto institucione të pranishëm ishin: Admirali Murray Joe "JT" Tynch, nga Shtabi i Komandës së Forcave të Bashkuara në Napoli, Drejtori i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjeneral brigade Zymer Halimi, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore Gjeneral Brigade Gëzim Hazrolli, Komandanti i Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral Brigade Enver Cikaqi, Shefi i Shtabit të KFT-së Kolonel Naim Haziri, UD i komandantit të BRSH-së Kolonel Xhevahir Geci, zëvendëskomandanti i Batalionit për Mbështetje Operacionale (BMO) kolonel Avdi Rraci, komandanti i KFOR-it gjeneral Giovanni Fungo, si dhe epror të FSK-së, KFOR-it, EULEX-it, Policisë së Kosovës si dhe përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (EMA), transmeton Koha.net.

Të pranishmëve iu drejtua gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, i cili theksoi se KFOR-i është partneri më i rëndësishëm i cili po mbështetë ngritjen profesionale të FSK-së. Ushtrimi ,,Silver Sabre 17-2” është një ushtrim kompleks dhe mirë i organizuar. KFOR-i ka bërë një punë të mirë duke bashkuar të gjithë në një ushtrim të përbashkët nga të gjitha institucionet, me që rast për organizimin e mirë përgëzoj stafin planifikues dhe kolonelin Rozenberg.

Me ushtrime të tilla po testohen kapacitetet operacionale dhe bashkëpunimi mes KFOR-it, FSK-së, Policisë së Kosovës dhe agjencive tjera. Në bashkëpunimin dhe veprimin e përbashkët arritja më e madhe e gjithë kësaj është ndërveprueshmëria në mes institucioneve, në planifikimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e operacioneve, si dhe vlersimin e rreziqeve, si hap në ngritjen e profesionalizimit në mënyrë sistematike. Gjeneral Hazrolli në fund theksoi se; jemi duke shikuar përpara në ngritjen e këtij bashkëpunimi me KFOR-in dhe institucionet tjera, në organizimin e ushtrimeve dhe ngjarjeve tjera.

I kënaqur me bashkëpunimin gjatë realizimit të këtij ushtrimi u shpreh edhe Komandanti i KFOR-it, gjeneral Giovanni Fungo, ushtrimet e përbashkëta janë një mundësi e mirë, për të bashkuar të gjithë akterët dhe organizatat relevante, të cilat janë përgjegjëse për ambientin e qetë dhe të sigurtë në Kosovë. Ky ushtrim organizohet çdo gjashtë muaj për të përmbushur misionin që kemi të gjithë së bashku. Tash tri vite me këtë aktivitet ne po kontrollojmë bashkëpunimin, ndërveprueshmërin e institucioneve dhe i gjithë qëllimi ynë është të ofrojmë siguri për qytetarët në të gjithë Kosovën.

Ushtrimi fushor ,,Silver Sabre 2017-2” është drejtuar nga KFOR-i me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve të sigurisë në vend.

Të pranishmit në ceremoni, fillimisht përcollën inskenimet në kampin e FSK-së në Pomozotin, ku u demonstruan kapacitetet operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës si në: Materie të Rrezikshme (MKAB), Kërkim Shpëtim Urban, Deminim dhe evakuim mjekësor.

gjithë mysafirët e ftuar kanë vazhduar me përcjelljen e aktiviteteve në kampin Vrellë, ku u demonstruan aktivitete të menaxhimit të turmave dhe shpëtimi i njerëzve të rrëmbyer. Në një kënd u prezantuan pajisjet e të gjitha njësive pjesëmarrëse në ushtrim.

Në fund të ceremonisë zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Csombok i cili ishte edhe drejtor i ushtrimit, në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre në realizimin me sukses të këtij ushtrimi, ndau mirënjohje për të gjithë udhëheqësit e ekipeve pjesëmarrëse në ushtrim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme