Arsimi, fusha më e rëndësishme e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Arsimi, fusha më e rëndësishme e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

03 nëntor 2017 18:57

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e të dyja vendeve në sektorin e arsimit.

Bytyqi me këtë rast ka theksuar se, arsimi është fusha më e rëndësishme e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, ku të dy ministritë kanë angazhuar grupe të përbashkëta punuese, sidomos në arsimin parauniversitar.

Bytyqi po ashtu theksoi se, në angazhimet e tij si ministër, rëndësi e veçantë do t’i kushtohet zbatimit të marrëveshjeve që të dy ministritë kanë në fushën e arsimit të lartë.

Minxhozi nga ana e tij tha se, bashkëpunimi i ndërsjellë do të mund të konkretizohet përmes punëve të përbashkëta të të dy ministrive.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme