Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirohet me dorëzani Ugur Toksoy

Foto: Koha

Gjykatësja e procedurës paraprake Alltën Murseli, në lëndën penale kundër shtetasit turk Ugur Toksoyt, i ka ndërprerë masën e paraburgimit që i zëvendësohet me masën e lirimit në dorëzani.

“Me propozim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të dyshuarit Ugur Toksoy i është bërë ndërprerja e masës së paraburgimit e është liruar, por i është caktuar masa e lirimit në dorëzani”, ka thënë për Koha.net, Mirlinda Gashi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koha.net ka mësuar se lirimi i tij është paguar në depozitë në Gjykatë prej 5 mijë euro dhe gjithashtu Toksoyt i është konfiskuar edhe pasaporta.

Shtetasi turk, Ugur Toksoy, ka qenë në ndalim që nga data 27.10.2017, për dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.

Gjykata Themelore fillimisht i kishte caktuar 40 ditë paraburgim atij.

Toksoy është një nga përfaqësuesit e vullnetareve të Lëvizjes Gulen në Kosovë.