Arbëri

Müller inkurajon Reçicën të mbështesë projektet që Gjermania i ofron Kosovës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti sot në një takim Ministren e Shtetit për Punë, Social, Familje dhe Integrim, e Landit të Bavarisë, Gjerman, Emilia Müller, me bashkëpunëtorë.

Reçica falënderoi Ministren Müller për mbështetjen që ka dhënë Republika Federale e Gjermanisë për shtetin e Kosovës dhe posaçërisht mbështetjen për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale me projekte të qarta në zvogëlimin e papunësisë, aftësimin profesional të të rinjve.

Müller theksoi se shteti i Gjermanisë do të jetë i përkushtuar në mbështetjen e Kosovës dhe inkurajoi Reçicën që të mbështesë projektet, të cilat i ofron shteti Gjerman për Kosovën. Müller sqaroi përvojën e shtetit Gjerman lidhur me Aftësimin Profesional të të rinjve dhe sistemin Dual të Shkollimit.

Reçica e njoftoi Müller për programin qeverisës si dhe për aktivitetet që do të ndërmerr MPMS lidhur me punësimin e të rinjve, koordinimin me MASHT lidhur me Arsimin Profesional të të rinjve, si dhe këshillimin e të rinjve për orientim në karrierë.

Müller e përgëzoi Reçicën për punën e tij dhe me këtë rast e ftoi për një vizitë zyrtare në Gjermani për t’u njoftuar nga afër me praktikat e shtetit Gjerman, lidhur me punësimin e të rinjve dhe aftësimin profesional të tyre.