Numri i zëvendësministrave ka arritur në 50

Numri i zëvendësministrave ka arritur në 50

03 nëntor 2017 15:02

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi sot se buxheti për vitin 2018 është buxhet i zhvillimit për rritje ekonomike dhe rritje të pagave. Ai ka arsyetuar edhe numrin e madh të zëvendësministrave, të cilët janë 50 të emëruar në Qeverinë e tij.

Haradinaj ka thënë se nuk ka humbje të mjeteve të buxhetit me këtë numër të zëvendësministrave, për shkak se, sipas tij, dinamika e punës është ndryshe nga e kaluara.

“Është një proces në vazhdim, numri ka mbërri deri në 50 zëvendësministra, si dhe varësisht prej dinamikës, punës edhe temave. Ajo që po bëjmë është se p.sh. rasti i Ministrisë së Financave i ka tre zëvendësministra, por të tretë kanë detyra të deleguara, edhe mundemi me thënë që nuk është para e humbur e buxhetit të Kosovës, për shkak se dinamika është ndryshe nga e kaluara”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

Ai ka thënë se është një lajm i mirë se ministri i Financave, Bedri Hamza për këto ditë ka përmbushur planin buxhetor për 2018, por i vjen keq që disa kategori kanë pritur gjatë për pagat e tyre.

“Na vjen keq për kategori të caktuara që kanë pritur, por ne kemi gjetur kohë dhe për mua është vërtet një lajm i mirë për Qeverinë, për Kosovën, është buxheti për vitin që vjen, që është një buxhet i cili garanton stabilitetin financiar në vend. Është një buxhet, që po ashtu siguron edhe rritjen ekonomik dhe rritjen e pagave. Jemi të interesuar që në planet tona për vitin që vjen dhe vitet në perspektivë të thellojmë bashkëpunimin me institucione të ndryshme financiare, për marrjen e kredive të buta, si dhe hua, që janë të dobishme për projektet që janë më rendësi për vendin, në mënyrë që edhe klima e investimeve të jetë e mirë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërsa, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka paralajmëruar rritjen e pagave nga viti i ardhshëm dhe skemës sociale, por jo dhe të pensioneve.

Ai tha se rritja e pagave do të bëhet nga një janari dhe ajo do të jetë sipas rritjes ekonomike. Sipas tij, 20 për qind do të ketë rritje të skemës sociale, nga e cila do të përfitojnë 26 mijë familje.

“Do të ketë rritje të pagave, rritja e pagave do të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi, në përputhje me rritjen ekonomike dhe do të fillon nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe do të përfitojnë të gjithë të punësuarit që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës. Përveç rritjes së pagave, i kemi trajtuar edhe kategoritë tjera sociale, ku për vitin e ardhshëm e kemi planifikuar rritjen për 20 për qind për të gjitha familjet që janë në asistencë sociale. Gjithashtu i kemi përfshirë edhe tri skema të reja sociale, për të pa aftësuarit”, deklaroi ministri Hamza.

Komentet

Selaku Kompany06/11/2017 09:19

Çka pritët prej personit që vetëm detyrën e kryeministrit është i zoti ta kryej. Kjo qeveri ish kån mirë me pas emrin: Qeveria e Selak've. Baba i presidentit - selak Nëna i presidentit - selake Presidenti i lindur e rrit selakë (selak ka me vdek) Gruaja e presidentit - selake Baba i kryeparlementarit - selak Nëna i kryeparlementarit - selake Kryeparlementari është edhe më shumë selak Gruaja e kryeparlementarit- selake Baba i kryeministrit - selak Nëna i kryeministrit - selake Kryeministri gjithashtu selak ... E kështu me radhë. Mos pyet për fëmijët e tyre, se koritë vetvehtën Kjo kohë do të jetë e njohur si Filozofia e salakëve dhe sundimi i tyre gjatë periudhëes 1999 - 2049. PS: Do të habitëm në qoftë se kjo lejohët të publikohët prej redaktorit.

Shto koment

Të ngjashme