Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova shënon progres të madh në indikatorët e MCC-së

Kosova ka shënuar progres në shumicën e indikatorëve të qeverisjes së mirë të agjencisë federale amerikane MCC, duke dëshmuar kështu për thellësinë e reformave dhe seriozitetin e institucioneve të Kosovës në përmirësimin e peizazhit ekonomik dhe social për investime.

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit - MCC, ka publikuar listën e indikatorëve vjetor të qeverisjes së mirë, ku përfshihen njëzet indikatorë kyç në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, reformave ekonomike, shëndetësisë, arsimit, përfshirjes gjinore dhe indikatorë tjerë të rëndësishëm shoqërorë.



Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova ka treguar përparim në shumicën e indikatorëve, duke dëshmuar kështu për thellësinë e reformave dhe seriozitetin e institucioneve të Kosovës në përmirësimin e peizazhit ekonomik dhe social për investime.



Përmirësimi më i madh i indikatorëve është shënuar në luftën kundër korrupsionit nga 36 për qind në 60 për qind, sundimin e ligjit nga 37 në 50 për qind, pastaj në lirinë e informimit, kualitetin rregullativ, etj.
Këta indikatorë ofrohen nga agjencitë e OKB-së dhe organizata me renome si Brookings Institution, Freedom House, Heritage Foundation si dhe institucionet si Banka Botërore, IFC, etj.



Qeveria e Kosovës ka falënderuar USAID-in, UNDP-në dhe agjencitë e OKB-së për partneritet në përpilimin dhe botimin e indikatorëve. 



Ndërkohë, këtë muaj fillon punën dhe Fondacioni i Mileniumit, i cili është deleguar nga MCC dhe Qeveria e Kosovës për implementimin e programit prej 49 milionë dollarë i tipit Threshold.

Qeveria e Kosovës është zotuar të ndihmojë maksimalisht këtë entitet përgjegjës duke punuar edhe për qasje në fonde shtesë të investimeve infrastrukturore në të ardhmen. 



Më poshtë gjeni edhe listën e indikatorëve ku është shënuar progresi:

Kontrolli i korrupsionit 2017: 37% / 2018: 60%. Kemi përmirësim për 23% - Burimi: Banka Botërore / Instituti Brookings

Normat e imunizimit 2017: 67% - 2018: 93.5%. Kemi përmirësim për 26.5% - Burimi: UNICEF / OBSH

Sundimi i Ligjit 2017: 37% / 2018: 50%. Kemi përmirësim për 13% - Burimi: Banka Botërore / Brookings

Regjistrimi i vajzave në shkollim të mesëm 2017: 56% - 2018: 69%. Kemi përmirësim për 13% - Burimi: UNESCO

Shpenzimet Shëndetësore 2017: 26% / 2018: 37%. Kemi përmirësim për 11% - Burimi: OBSH

Liria e Informimit 2017: 63% / 2018: 73%. Kemi përmirësim për 10% - Burimi: Freedom House

Mbrojtja e Burimeve Natyrore 2017: 37% / 2018: 47%. Kemi përmirësim për 10% - Burimi: CIESIN

Politika fiskale 2017: 56% / 2018: 63%. Kemi përmirësim për 7% - Burimi: FMN

Cilësia e Rregullatorit 2017: 63% / 2018: 70%. Kemi përmirësim për 7% - Burimi: Banka Botërore / Brookings

Qasja në kredi 2017: 85% / 2018: 90%. Kemi përmirësim për 5% - Burimi: IFC

Shpenzimet e arsimit fillor 2017: 18% / 2018: 21%. Kemi përmirësim për 3% - Burimi: UNESCO

Efektiviteti i qeverisë 2017: 48% / 2018: 50%. Kemi përmirësim për 2% - Burimi: Banka Botërore / Brooking

{gallery}