Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi pret Asociacionin e Komunave Serbe

Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi pret Asociacionin e Komunave Serbe

03 nëntor 2017 09:52

Beograd, 3 nëntor – Kabineti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konsultime ditore me Brukselin rreth vazhdimit të dialogut, por tash për tash nuk ka asnjë shenjë se kur do të ndodhë ai. Kështu iu tha të përditshmes së Beogradit, “Danas”, nga kabineti i presidentit serb, transmeton Koha.net.

Sipas kësaj gazete, po pritet që “Prishtina të përmbushë marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”.

Po ashtu theksohet se nuk dihet as çfarë roli do të ketë në këtë proces kryeministrja Ana Bërnabiq, përkatësisht se a do të marrin përsipër dialogun presidentët Vuçiq e Thaçi.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Moigherini, ka konfirmuar për këtë gazetë se ende nuk ka një datë të takimit të Aleksandar Vuçiqit e Hashim Thaçit me Mogherinin në Bruksel, ndonëse më herët ishte paralajmëruar se takimi do të mund të ndodhte gjatë dhjetorit, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme