Qeveri megalomane për rehatim militantësh - shkon në 50 numri i zv.ministrave

02 nëntor 2017 19:14

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk ka thuajse asnjë ditë që nuk emëron nga një zëvendësministër nëpër ministri të caktuara.

Deri tani, në disa dikastere qeveritare janë emëruar edhe nga 4 zëvendësministra.

Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj, përmes një përgjigjeje me shkrim, nuk ka treguar se sa është numri i zevendësministrave, por ka lënë të kuptohet se emërime do të ketë edhe në ditët në vijim.

Për analistin Imer Mushkolaj, gjithë ky numër i zëvendësministrave është bërë për të rehatuar apetitet politike të koalicionit qeverisës.

Qeveria Haradinaj ka 21 ministri.

Përveç numrit të madh të ministrive, kryeministri Haradinaj ka pranë vetës 16 këshilltarë.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në ueb-faqen zyrtare të kësaj ministrie, ka publikuar emrat e 7 këshilltarëve politikë, si dhe të dy asistenteve administrative.

Njësoj 7 këshilltarë i ka edhe ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj. Të gjithë këshilltarët e kabinetit qeveritar mund t’i kushtojnë buxhetit rreth 2 milionë euro në vit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

mali03/11/2017 09:46

Kshilltaret kushtojn sa 1/4 e buxhetit per shendetesi per nje vit . Ramush Haradinaj patriot se jo mahi . Vetem se kam frigen se duke marr parasysh nivelin intelektual te ministrave me nga kater zv. ministra edhe 7 kshilletaret nuk do tu ndihmojn dot. aq me keq Kryeministri i shtetit me 6 zv. ministra e 16 kshilletar zoti na ruajt nga budallenjt.

Shto koment

Të ngjashme