Dosjen e Lumezit pritet ta hetojë ish-këshilltari i tij, Kujtim Munishi

02 nëntor 2017 19:06

Hetimet për dyshimin e dosjes së manipuluar të Aleksandër Lumezit po kryhen nga ish-këshilltari i tij, Kujtim Munishi.

Prokuroria e Shtetit deri tash ka qenë fjalëpakë lidhur me rastin. Kohavisioni ka kërkuar nga ajo që të dijë se kush nga prokurorët është duke hetuar çështjen, por nuk ka marrë përgjigje.

Ndërkohë, edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka treguar se kush është prokurori në këtë çështje.

Megjithatë, kjo është konfirmuar sot nga kryeprokurori i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Në anën tjetër, shoqëria civile ka reaguar për herë të parë qëkur u ngritën dyshimet për vërtetësinë e provimit të jurisprudencës së Lumezit.

Në anën tjetër, shoqëria civile i ka bërë thirrje prokurorisë që rasti i Lumezit të hetohet në mënyrë të pavarur dhe transparente.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme