Arbëri

Kosova pjesë e konferencës “Sfidat në rrugën drejt Bashkimit Evropian” në Budvë

Descriptive Text

Budvë, 2 nëntor - Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, po merr pjesë në Konferencën rajonale “Sfidat në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, organizuar nga Oda Ekonomike e Malit të Zi dhe Qeveria e Malit të Zi, që po mbahet në Budvë.

Në Konferencë po marrin pjesë kryeministrat dhe ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor ku po diskutohet për ndërtimin e lidhjes së qëndrueshme mes shkencës dhe ekonomisë në funksion të progresit dhe zhvillimit.

Theks i veçantë do të vihet në përkrahjen e hulumtimit dhe zhvillimit të inovacioneve, si dhe rritjes së zhvillimit ekonomik.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, është pjesë e Panelit të Konferencës ku do të diskutojë bashkë më ministrat e rajonit temën “Shkenca si drejtuese e zhvillimit ekonomik”.