Procesi i Integrimit Evropian prioritet për Grupin Parlamentar të LDK-së

Procesi i Integrimit Evropian prioritet për Grupin Parlamentar të LDK-së

02 nëntor 2017 12:10

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti së bashku me Vjosa Osmanin, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme si dhe deputeti Armend Zemaj, dhe Ilir Deda anëtarë të Komisionit për Integrime Evropiane, pritën në takim Daniel Mondekar ekspert dhe udhëheqës i projektit “Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë“ të udhëhequr nga GIZ –i gjerman.

Gjatë takimit Mondekar paraqiti para deputetëve raportin e përgatitur nga ai lidhur me përkrahjen e punës së Komisionit të Integrimit në BE dhe Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim BE – Kosovë si dhe rekomandimet për qasjen që duhet pasur Kuvendi në të ardhmen ndaj procesit të Integrimit Evropian.

Duke falënderuar Mondekar dhe GIZ-in gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që i është dhënë institucioneve të Kosovës në procesin e zhvillimit të tyre, Hoti dhe deputetët tjerë siguruan Mondekar se do të punojnë dhe luajnë rol kyç në avancimin e Kuvendit në procesin e Integrimit Evropian si dhe do të jenë bashkëpunues lidhur me koordinimin e të gjitha njësive brenda Kuvendit në zhvillimet që do të qojnë përpara procesin e Integrimeve Evropiane.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme