“Serbia me dekret ka suspenduar gjyqësinë serbe në Kosovë”

“Serbia me dekret ka suspenduar gjyqësinë serbe në Kosovë”

01 nëntor 2017 23:14

“Gjykatësit serbë janë shfuqizuar dhe suspenduar me dekretin e Qeverisë serbe të datës 19 tetor dhe dekreti në gazetën zyrtare është publikuar më 25 tetor”, ka thënë Nemanja Sharoviq, zëvendësshef i Grupit Parlamentar të Partisë Radikale serbe.

Ai ka shtuar “se me akt këtë Qeveria e Serbisë e ka shkelur Kushtetutën e ligjet dhe me vetë dëshirë ka shuar e suspenduar ligjet e Serbisë në territorin e Kosovës dhe se për këtë herët a vonë ajo do të përgjigjet”, transmeton Koha.net.

Sharoviq, siç përcjell “danas”, ka sqaruar se "ata që po quhen gjykatës serbë, betimin e kanë dhënë para Thaçit dhe teksti i betimit nuk ka qenë neutral për nga statusi, veçse ata qartë janë detyruar se do të mbeten vetëm ligjet e Republikës së Kosovës dhe se do të punojnë në kornizën juridike të tyre e nuk do të jenë aktivë në sistemin juridik të Serbisë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme