Arbëri

Komandanti i KFOR-it nuk e përkrah Ushtrinë e Kosovës

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, pavizituar gjatë ditës së sotme Gorazhdevcin ku ka biseduar me përfaqësuesit lokalë të serbëve.

Ai, për Radio Gorazhdevcin në gjuhën serbe, ka deklaruar se KFOR-i do të vazhdojë në ruajtjen e sigurisë dhe përmbushjen e misionit të tij në Kosovë ndërsa ka theksuar se Forcën e Sigurisë së Kosovës KFOR-i e njeh vetëm në formën aktuale.

“Forcat e Sigurisë së Kosovës deri më tani kanë punuar brenda mandatit të tyre dhe kjo është forma në të cilën ne i njohim ata”, ka thënë Fungo, ndërsa ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij në garantimin e sigurisë, lirisë së lëvizjes pavarësisht të prejardhjes etnike dhe religjionit, transmeton Koha.net.

Tutje, Komandanti i KFOR-it ka deklaruar se kjo forcë do të vazhdojë të ruajë manastirin e Deçanit dhe se në këtë rrafsh asgjë s’ka ndryshuar.