Haradinaj: KFOR-i vazhdon të jetë faktor stabiliteti për Kosovën

Haradinaj: KFOR-i vazhdon të jetë faktor stabiliteti për Kosovën

01 nëntor 2017 22:54

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Giovanni Fungo, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Haradinaj me këtë rast e falënderoi komandantin e KFOR-it, për punën e tij në drejtimin e misionit të KFOR-it gjatë kësaj periudhe dhe për ndihmën e dhënë për të ruajtur sigurinë në vend, transmeton Koha.net.

"KFOR-i ka dhënë në kontinuitet kontribut të madh në sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe vazhdon të jetë faktor stabiliteti për Kosovën", tha Haradinaj.

Haradinaj gjatë takimit shprehu vlerësimin e qytetarëve dhe të Qeverisë për punën dhe kontributin e KFOR-it në ofrimin e sigurisë dhe proceset tjera zhvillimore në Kosovë, me theks të veçantë bashkëpunimin me FSK-në.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Giovanni Fungo, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke i vlerësuar të arriturat në Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme