Vazhdon përplasja VV-PDK për zyrat në Kuvend

01 nëntor 2017 19:24

Ka vazhduar debati ndërmjet Vetëvendosjes e PDK-së për zyrat në Kuvendin e Kosovës, por këtë herë në Komisionin për Legjislacion, aty ku Vetëvendosje kishte kërkuar interpretim për këtë çështje, raporton KTV.

Vetëvendosje insiston se zyrat që aktualisht shfrytëzohen nga PDK-ja duhet t’i marrin ata. PDK-ja e quan të drejtë kërkesën e Vetëvendosjes për hapësirë më të madhe, por jo që t’ia marrin zyrën një grupi tjetër parlamentar.

Në fund, me shumicë votash, anëtarët e komisionit u pajtuan që kjo çështje sërish t’i dërgohet Kryesisë duke kërkuar respektim të Rregullores së Kuvendit, nenit 15 pika 13 dhe nenit 20 pika 6 e saj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme