Kosova së shpejti bëhet me Ligj për tregti të brendshme

Kosova së shpejti bëhet me Ligj për tregti të brendshme

01 nëntor 2017 14:51

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Me këtë rast ata diskutuan për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit vendorë, qoftë në procesin e prodhimit, qoftë në atë të plasimit në tregje.

Në funksion të mbështetjes institucionale për bizneset vendore, kryetari Veseli siguroi prodhuesit se shumë shpejt, brenda pak javëve, do të hartohet Ligji për tregtinë e brendshme, i cili do të garantojë mbrojtjen e prodhimeve vendore dhe promovimin e tyre për eksport.

Ai po ashtu i siguroi ata se do të jetë avokues i kërkesave të tyre në mënyrë që ndërmarrësit kosovarë të rriten, fuqizohen dhe të krijojnë vende të reja pune. Ndër të tjera ai shtoi se të gjithë ndërmarrësit vendorë që gjejnë bashkinvesitorë të huaj dhe sjellin në Kosovë, do të kenë lehtësira të mëdha nga shteti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme