Mustafa: Pse e gjithë kjo fushatë kundër Lumezit Foto: Koha / arkivi

Mustafa: Pse e gjithë kjo fushatë kundër Lumezit

01 nëntor 2017 12:33

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook kërkon nga organet përgjegjëse që të sqarojnë më shpejtë rastin në lidhje me akuzat ndaj Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit, gjoja se ai nuk e ka të kryer provimin e jurisprudencës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Pse e gjithë kjo fushatë kundër një institucioni të pavarur – Kryeprokurorit të Shtetit?!

Në qoftë se dikush do ta ketë ditur se Kryeprokurori (nuk ka ?!) provim të jurisprudencës, do të tregonte me kohë, jo në momentin që është shpallur fajtor për një vepër që i është përshkruar.

Organizimi i një “gjuetie” të tillë ndaj një institucioni për gjera të cilat mund të vërtetohen, duket se kalon arsyen e validitetit të një dokumenti. E gjithë kjo më shumë po përngjanë në një bashkërenditje për të dekurajuar punën e një institucioni tepër të rëndësishëm sesa për të sqaruar një çështje që sqarohet.

Si Kryetar i LDK-së konsideroj se organet përgjegjëse duhet ta sqarojnë më shpejtë këtë rast, sepse është në pyetje një prej institucioneve më të larta të pavarura të vendit. Fatin e drejtësisë nuk duhet ta lëmë në mëshirën e inateve, mosdurimeve dhe hakmarrjeve. Fytyra jonë nuk është fytyrë që shihet vetëm në Kosovë, por aq shihet edhe jashtë dhe reflekton seriozitetin e shtetit tonë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme