Veseli: Kosova është përkrah SHBA-së Foto: Reuters

Veseli: Kosova është përkrah SHBA-së

01 nëntor 2017 10:49

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur solidaritet me familjet e viktimave të sulmit në New York.

Këtë akt ai e ka cilësuar si qyqar e antinjerëzor.

“I tronditur nga sulmi terrorist në New York. Shpreh solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave dhe mbarë popullin amerikan, pas këtij akti qyqar e antinjerëzor. Kosova është përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Veseli në Facebook.

BBC raporton se tetë persona u vranë dhe 11 u plagosën kur shoferi i kamionit kaloi një vendkalim çiklistësh në autostradën “West Side” duke goditur njerëz të shumtë në Lower Manhattan. Në mes të vdekurve janë edhe pesë argjentinas.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme