Në ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i shoqëruar edhe nga ministra dhe deputetë, kanë vënë kurora lulesh pranë përmendores së komandantit Zahir Pajaziti.
Me këtë rast, kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, tha se Zahir Pajaziti ka një rol të veçantë në lirinë dhe në kontributin për lirinë e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot me një pjesë të kabinetit qeveritar, deputetë, kolegë të tjerë nderuam dhe vumë lule tek shtatorja e heroit të kombit Zahir Pajaziti. Është ditëlindja e komandantit Zahir Pajazitit dhe ky gjest i sotëm, ky nderim është pikërisht përcjellje e porosisë për çka breza e breza janë flijuar, për çka Zahir Pajaziti ka një rol të veçantë në lirinë dhe në kontributin për liri”, tha ai.
Zahir Pajaziti ka lindur më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.
Ai ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës. Aai u vra bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.
