Punëtorët e Korporatës Energjetike me protestë sot (e mërkurë), kërkojnë t’i realizojnë disa nga kërkesat e tyre.
Përfaqësues të Sindikatës së re të KEK-ut (SR-KEK), thonë se pos rritjes së pagave për 100 euro, duke filluar nga muaji qershor i këtij viti, kërkojnë edhe zbatimin e Marrëveshjes kolektive dhe Ligjit të punës, ushqim të bollshëm dhe për furnizim të punëmarrësve me thëngjill, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i SR-KEK, Rafet Osmani, thotë se janë të detyruar të vazhdojnë këtë formë të presionit pasi, sipas tyre, menaxhmenti i kësaj korporate nuk i ka përfillur këto kërkesa. Sipas tij, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, u kishte premtuar rritjen e pagave, por që deri tashti kjo nuk ka ndodhur.
Kryetari i SR-KEK ka thënë se nëse edhe pas kësaj proteste nuk gjejnë mbështetje nga menaxhmenti i KEK-ut dhe Qeveria e Kosovës për implementimin e kërkesave të tyre, janë të obliguar të zgjedhin rrugët tjera konform Ligjit për organizimin e grevës dhe se për përshkallëzimin e gjendjes në KEK, sipas tij, përgjegjësinë.
Përfaqësuesit e SR-KEK e kanë akuzuar edhe kryetarin aktual të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, se me sindikatën e vjetër të kësaj korporate po mundohen të zbehin punën e tyre.
Ndaj thirrjes së Sindikatës për protestë, ka reaguar udhëheqja e KEK-ut. Ajo ka rikujtuar problemet me mihjen sipërfaqësore dhe vështirësitë financiare me të cilat po përballet KEK-u.
Sfidat operative dhe financiare me të cilat ballafaqohet KEK-u, janë evidente. Ndalesa 14- mujore e punës së ekskavatorëve për zbulim qymyri ka shkaktuar dëme, duke marrë parasysh natyrën e punës dhe aspektet sezonale në të cilat gjendemi. Tashti jemi duke luftuar me kohën për të siguruar qymyr për termocentralet gjatë dimrit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.