Arbëri

“Amerika për Kosovën e pret Serbinë vetëm deri më 1 janar 2019”

Kryetari Partisë Serbia e Re (Nova Srbija - NS) Velimir Iliq e ka ftuar sot kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq ta thotë të vërtetën çfarë i ka thënë zyrtari amerikan Brian Hoyt Yee dhe a ia ka përcjellë ai atij qëndrimin e administratës amerikane se Serbia ka afat për ta njohur Kosovën deri më 1 janar të vitit 2019, transmeton Koha.net.

“Sipas njohurive tona, Hoyt nga Vuçiqi ka kërkuar që ta përmbushë premtimin e dhënë me shkrim që Kosova të marrë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara deri më 1 janar 2019 dhe ai ka theksuar se Amerika nuk do të tolerojë më asnjë ditë shtyrje”, citon FoNet të ketë thënë Iliq.