Lista Serbe-Apostolovas: Të krijohet Asociacioni...

Lista Serbe-Apostolovas: Të krijohet Asociacioni...

31 tetor 2017 18:08

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të punojë më aktivisht, pasi që një numër i madh i reformave janë vonuar, ndërsa sa i përket formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe tha se për këtë çështje do të ketë një fokusim më të madh pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Apostolova gjatë takimit me përfaqësues të Listës Serbe, ka theksuar se BE-ja do të bëjë dhe po bën presion që të punohet në këtë drejtim, pasi që asociacioni është pjesë e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në Bruksel, transmeton kp.

"Ju përmendët Asociacionin e komunave serbe. Natyrisht, kjo është një domosdoshmëri dhe natyrisht ky është një nga angazhimet e marra nga dialogu i Brukselit. Mendoj se tash koncentrimi është në zgjedhjet lokale dhe se politikanët janë më tepër të përfshirë në kampanjë. Pas zgjedhjeve lokale do të shikojmë më shumë dhe me kujdes sa i përket kësaj çështjeje”, tha ajo.

Apostollova theksoi se Kuvendi i Kosovës duhet të punojë më aktivisht, përderisa theksoi se një numër i madh i reformave janë vonuar.

Sasha Milosavleviq nga Lista Serbe, tha se kjo parti do të punojë për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe formimin e asociacionit të komunave serbe.

“Grupi parlamentar i Listës Serbe në të ardhmen do të punojë për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, për të gjitha ato që janë bërë marrëveshje në Bruksel, edhe të zbatohen, si formimi i Asociacionit të komunave serbe ashtu sikurse është dakorduar në Bruksel”, ka thënë ai.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, SlavkoSimiq, ka deklaruar se Lista Serbe nuk e përkrah Ligjin për liritë fetare, i cili së shpejti pritet të dërgohet në Kuvend, pasi ky ligj, sipas tij, krijon shumë konfuzitet sidomos në raport me Kishën ortodokse serbe. Ai po ashtu ka kërkuar që në kohë të mos flitet për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme