Arbëri

Haradinaj: Raporti i BB-së lajm i mirë për Kosovën

Banka Botërore ka publikuar raportin e “Të berit biznes 2018”, ku këtë vit Kosova është në mesin e 10 ekonomive të mbarë botës që ka pasur përmirësimin më të madh në reformat e të bërit biznes.

Po ashtu, Kosova radhitet në pozitën e 40-të nga 190 vende sa i përket lehtësisë së të bërit biznes, krahasuar me vendin e 60-të ku ka qenë vitin e kaluar. Kosova radhitet e 10-ta në krijimin e një biznesi, e 12-ta në marrjen e kredisë, e 48-ta në tregtinë ndërkufitare, e 122 në trajtimin e lejeve të ndërtimit, e 89-ta në mbrojtjen e investitorëve nga pakicat, e 106-ta në furnizimin me energji elektrike, e 49-ta në zbatimin e kontratave, e 45-ta në pagesën e tatimeve, e 34-ta në regjistrimin e pronës, dhe e 49-ta në zgjidhjen e rasteve të paaftësisë së pagesës.

Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj , tha se ky është lajm i mirë për Kosovën duke thënë se vendi ka shënuar progres në të bërit biznes.

“Pra është ngrit në listë në bazë të Bankës Botërore. Kjo punë është në radhë të parë e Taks Forcës në MTI, por kemi marrë edhe përkrahjen nga Banka Botërore dhe nga USAID”, tha Haradinaj.