Arbëri

Sipas Jovanoviqit, Kosova vitin e ardhshëm bëhet anëtare e OKB

Për çështjen më të rëndësishme me të cilën po merret presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kosovën (e Metohinë – sipas “Danasit” të Beogradit), duhet dhe duam të bisedojmë, kjo është tema për të cilën do të deklarohen fëmijët tanë, meqë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kështu i tha TV Pinkut lideri i Partisë Liberal-Demokratike, Çedomir Jovanoviq, transmeton Koha.net.

Siç u shpreh Jovanoviq, ai dhe partia e tij vite me radhë po luftojnë për të vërtetën, se e propagandojnë atë dhe se ajo nuk mund të shmanget, pavarësisht nëse bëhet fjalë për Kosovën, ekonominë e Serbisë, politikën e saj të jashtme apo marrëdhëniet në rajon.

Sipas fjalëve të tij, çështja e Kosovës po ecën drejt një zgjidhjeje, të mirë a të keq, por po ecë drejt një zgjidhjeje. Por kemi dëgjuar fjalët emisarit amerikan Hoyt Yee i cili tha se Serbia nuk mund të rri në dy karrige dhe konsideroj se me të vërtetë nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë në këtë botë siç është, është shprehur Jovanoviq.

Fakti se Kosovën nuk e kanë njohur Kina, India dhe Rusia, por 120 vende të tjera po, nuk e ndryshon pozicionin tonë, ka thënë Jovanoviq dhe ka vlerësuar se situata me Kosovën nuk mund të krahasohet me Katalonjën. Transmeton Koha.net.

Të gjithë e dinë se kam të drejtë kur them se orientimi politik kundruall Kosovës është krejtësisht i gabuar dhe se situata nuk mund të krahasohet me Katalonjën... Millosheviqi nuk ishte Rajoy.

Kanë nisur proceset që do të përmbyllen me pranimin e Kosovës në Kombet Bashkuara, meqë do të fitojë shumicën e thjeshtë që vitin e ardhshëm. Në Asamblenë e OKB nuk ka mundësi vetoje, ka thënë Jovanoviq, transmeton Koha.net.