Arbëri

Hoxha: Kosovës i duhet administratë efikase, pa nepotizëm dhe e papolitizuar

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se kjo ministri po punon ngushtë me Ministrinë e Administratës Publike për të implementuar reformat e nevojshme.

Këtë deklaratë ajo e dha në një takim ndërministror dedikuar reformës së Administratës publike.

“MSA-ja, pos aspekteve politike dhe ekonomike, parasheh edhe kapitullin e përfarimit të legjislacionit dhe politikat e bashkëpunimit. Po punojmë ngushët me Ministrinë e Administratës Publike për të implementuar reformat e nevojshme”, theksoi ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha ka vënë në dukje se Kosovës i duhet “administratë efikase, pa nepotizëm, e pa politizuar, transparente dhe me llogaridhënie. Reformën e administratën publike, do ta bëjmë sipas standardeve evropiane. Zhvillimi profesional i administratës publike dhe vlerësimi i performansës së saj, duan përkushtim”.