Lumezi takohet me ambasadorin e Zvicrës

Lumezi takohet me ambasadorin e Zvicrës

31 tetor 2017 13:16

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, është takuar sot me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Jean Hubert Lebet.

Sipas njoftimit nga prokuroria e shtetit, Ambasadori theksoi rëndësinë e misionit të Prokurorit të Shtetit për të ruajtur dhe zhvilluar sundimin e ligjit në Kosovë dhe ndarjen e pushteteve.

“Ky mision nënkupton një luftë efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe veprave tjera penale të cilat duhet të udhëhiqen me forcë dhe vendosmëri, ambasadori shprehu përsëri besimin e tij se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë ne veçanti Zvicra do të vazhdojë në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme