Mustafa falënderoi eurodeputeten Lunaçek për kontributin e dhënë për Kosovën

Mustafa falënderoi eurodeputeten Lunaçek për kontributin e dhënë për Kosovën

31 tetor 2017 12:33

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim eurodeputeten Ulrike Lunacek, raportuese e deritashme për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Kryetari Mustafa shprehu mirënjohje për kontributin e madh të eurodeputetes Lunacek për Kosovën në kuadër të Parlamentit Evropian, për avancimin e proceseve eurointegruese, fuqizimin e subjektivitet ndërkombëtar, zhvillimin e vendit dhe avancimin e demokracisë.

“Euredeputetja Lunaçek është një prej miqve të mëdhenj të Kosovës e cila ka ofruar përkrahje të pazëvendësueshme për të gjitha proceset europianizuese në Kosovë dhe me gjerë në rajon”, tha kryetrari Mustafa.

Ndërkaq, duke e njoftuar për proceset aktuale në Kosovë, kryetari Mustafa, veçoi përkushtimin e LDK-së për të mos lejuar shmangie nga rruga eurointegruese dhe perspektiva zhvillimore e vendit.

Eurodeputetja Ulrike Lunaçek, e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e ofruar në vazhdimësi, duke vlerësuar përkushtimin e LDK-së për proceset eurointegruese dhe zhvillimore në Kosovë.

Në takim ishte i pranishëm edhe europarlamentari slloven Igor Soltes, i cili do të jetë raportuesi i ardhshëm për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme