Arbëri

Ismaili: Ministrinë e gjeta në një jostabilitet institucional

Sonte në Puls u diskutua për problemet e vazhdueshme në sistemin shëndetësor.

Uran Ismaili për herë të parë në emisionin Puls ka shpalosur se çka mendon të ndryshojë në sistemin “e sëmurë” shëndetësorë.

E se situata nuk është aspak e mirë e ka pranuar vetë ministri.

“Situata nuk është e mirë në këtë ministri. E kam gjetur këtë ministri me ushtrues të detyrës që nga pozita e Sekretarit të Përhershëm e deri tek drejtorët e tjerë. Kemi vërejtur që kuadrot nuk janë vendosur aty ku duhet dhe më këtë është krijuar një jostabilitet institucional brenda ministrisë, që ka bërë që Ministria të mos jetë në gjendje të bëjë reforma dhe t’i implementojë ato”, ka thënë Ismaili.

Ai ka thënë se në SHSKUK ka pas mungesë të Bordit.

“Pra e kam gjetur një ministri dhe SHSKUK me defekteve në hallka institucionale dhe menaxheriale”, ka thënë Ismaili.