Lumezi insiston se akuza ndaj tij për falsifikim është fabrikim qëllimkeq, KTV ishte në shtëpinë e Zymer Krasniqit

30 tetor 2017 19:06

Zymer Krasniqi, 5 ditë para se ta paraqiste provimin e Jurisprudencës, kishte nxjerrë vërtetimin për paraqitjen e provimit për Gjyqtar të Kundërvajtjes në Sekretariatin e Judikaturës dhe Administratës në Prishtinë.

Ekipi i Kohavisionit dhe “Betimi në Drejtësi”, kanë hulumtuar në arkivin e degës së Gjykatës Themelore të Pejës në Deçan, ku ndodhet edhe dosja personale e Zymer Krasniqit.

Gjatë kohës së masave të dhunshme, Zymer Krasniqi ishte larguar nga puna.

Në familjen e Zymer Krasniqit thonë se i gjithë dokumentacioni i Zymerit kishte mbetur në Gjykatën Komunale të Deçanit, pasi ai kishte shpresë të kthehej në punë.

Por, një vit më vonë u largua drejt Gjermanisë. Nga ana tjetër, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, pasi ka lëshuar dy deklarata publike ku tha se u konsumua debati për këtë çështje, për herë të parë foli për dyshimin lidhur me falsifikimin e dosjes së provimit të jurisprudencës.

Lumezi deklaroi se organi i akuzës dhe Kryeprokurori i Shtetit para disa ditësh janë goditur nga një i dënuar për korrupsion. Lumezi shtoi se kurrë nuk do të lejojë që të denigrohet institucioni i Prokurorit të Shtetit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Hanife31/10/2017 09:54

Kosovë ndodhe gjithqka ,,nuk duhet mu qudit po normal duhet mi marre .

Shto koment

Të ngjashme